Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO + VIDEO/ Bugatti prezanton tavolinën e bilardos që kushton 250 mijë euro

FOTO + VIDEO/ Bugatti prezanton tavolinën e bilardos që kushton 250 mijë euro

11:58, 08/05/2021

Bugatti është i njohur për prodhimin e super veturave si Chiron, por ndonjëherë "shkel" edhe në biznese të tjera.

Bugatti ka prezantuar një tavolinë bilardoje të bërë nga fibra karboni që mund të pajiset opsionalisht me një "sistem ndihmës" me një xhiroskop (pajisje navigimi) që e bën atë të sheshtë kur vendoset në një jaht.

Ky sistem lejon që secila këmbë e tryezës të kompensojë lëvizjet e jahtit dhe e mban tovolinën në nivel. Të gjitha veprimet kryhen në vetëm për 0.005 sekonda, në heshtje të plotë dhe pa dridhje.

Ashtu si makinat Bugatti, tavolina e bilardos është bërë nga karboni si dhe materiale të tjera me cilësi të lartë duke përfshirë aluminin, titanin, çelikun, inoxin dhe lëkurën. Tabela është zbukuruar me logon e Bugatti-t. Mbajtësja e stekave përmban një ekran me prekje 13 inç që përdoret për të monitoruar rezultatet. Llamba LED përdoren për ndriçim.

Çmimi i tavolinës është të paktën 250,000 euro dhe dërgesat fillojnë në qershor. Bugatti synon të prodhojë vetëm 30 tavolina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco