Dueli për titull/ Barcelona - Atletico Madrid, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Dueli për titull/ Barcelona - Atletico Madrid, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

11:35, 08/05/2021

Ndoshta fundjava do të vendosë se kush fiton La Liga-n. Të katër skuadrat kryesore përballen me njëra-tjetrën, dhe para sfidës mes Real Madrid - Sevilla që luajnë të dielën, në do të shohim duelin mes Barcelonës – Atletico Madrid këtë pasdite. Lideri kundër të tretit, me vetëm dy pikë diferencë që ndajnë të dy skuadrat. Mjafton të themi se një humbje e katalanasve do të shuante shanset për fitimin e titullit.

Megjithatë, dinamika aktuale, duket se është në favor të skuadrës së Ronald Koeman, të cilët vijnë në këtë sfidë me moralin e lartë, ndërsa nga ana tjetër Colchoneros nuk janë të qetë, pasi kanë shpërdoruar një epërsi prej më shumë se dhjetë pikësh në vetëm disa javë. Ekipi i Cholo Simeone ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Barca është mjaft e qetë në fushën e tyre. Megjithatë, Atletico, ka fituar përballjen e parë të sezonit 1-0.

Te vendasit do të vijojnë të mungojnë Philippe Coutinho e Ansu Fati, ndërsa Martin Braithëaite është në dyshim, ndërkaq në krahun tjetër trajneri argjentinas ka dilema vetëm për dy lojtarët Jose Gimenez e Renan Lodi, që kanë probleme fizike.

Formacionet e mundshme:

Image     

                                                                                                                              VS

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco