Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Java e 'zjarrit'/ Sot, luhet për titullin dhe mbjetesën në Superiore

Java e 'zjarrit'/ Sot, luhet për titullin dhe mbjetesën në Superiore

10:46, 08/05/2021

Humbja e Vllaznisë 3-1 përballë Kukësit në ndeshjen hapëse të javës së 32-të të Superiores, e kufizon, për momentin, garën për titull, mes dy skuadrave, Partizanit dhe Teutës. Të kuqtë, të cilët kryesojnë me 1 pikë më shumë se “Djemtë e Detit” luajnë në transfertë me Skënderbeun, ndërsa skuadra e Edi Martinit pret në “Niko Dovana” Bylisin. Të dyja sfidat nisin në orën 19:00.

Kuptohet që shkalla e vështirësisë është më e lartë për formacionin e Ilir Dajës, për faktin që luajnë në fushën kundërshtare. Kuptohet që edhe ecuria e Skënderbeut në sfidat e fundit apo rezultati i ndeshjes së fazës së tretë, ku të kuqtë pësuan disfatë të papritur në “Elban Arena” ndaj “ujqërve të dëborës”, sugjerojnë një përballje të vështirë për kryeqytetasit. Në këtë sprint final të sezonit, çdo hap i gabuar mund të kushtojë shtrenjtë.

Teuta, nga ana tjetër, ka faktorin fushë në favorin e saj, por Bylisi, ashtu si Skënderbeu, do të luajë me  të gjitha resurset që ka në dispozicion pasi i nevojiten pikë për mbijetesën.

Këtë të diel, ndeshjet e Kategorisë Superiore nisin në orën 16:00 me dy takime mes skuadrash që kanë objektiva të ndryshme: Apolonia-Laçi dhe Tirana-Kastrioti. Fierakët, praktikisht të rënë në Kategorinë e Parë (vetëm matematika i mban në garë), treguan edhe ndaj Partizanit se do ta respektojnë deri në fund kampionatin, kështu që skuadra e Duros duhet t’i bëjë mirë llogaritë për sfidën e “Loni Papuçiut”, nëse dëshiron të sigurojë një vend në Kupat e Europës.

E fortë dhe me emocione parashikohet edhe Tirana – Kastrioti, me bardheblutë që duan pikët maksimale për Europën (për titullin është e vështirë), ndërsa krutanët synojnë të ndryshojnë kurs pas një ecurie negative prej 6 humbjesh dhe 3 barazimesh në 9 takimet e fundit në Superiore, çka i ka përfshirë në garën për mbijetesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco