Kush do të jetë sulmues i Mourinho-s: Italianët po shkruajnë për zëvendësuesin e mundshëm të Dzeko-s

Kush do të jetë sulmues i Mourinho-s: Italianët po shkruajnë për zëvendësuesin e mundshëm të Dzeko-s

09:54, 08/05/2021

Roma dhe Jose Mourinho tashmë po planifikojnë grupin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm.  Emrat që përmenden si objektiva të mundshëm për t’u transferuar janë ato Andrea Belotti, Mauro Icardi dhe Renato Sanchez.

“Il Corriere dello Sport” raporton se drejtuesit e skuadrës italiane kanë filluar të identifikojë synimet e mundshme për sezonin e ardhshme si dhe është përmendur kërkimi për një pasardhës të mundshëm sulmuesit Edin Dzeko.

Gazeta italiane pretendon se Roma vazhdon të ndjek kapitenin e Torinos Andre Belotti, dhe sulmuesin e Paris Saint-Germain Mauro Icardi, i cili thuhet se është një opsion joshës për “Ulkonjat”.

Mourinho, sipas kësaj gazete, mund ta mbajë sërish në skuadër Dzekon, i cili kaloi një sezon të trazuar nën urdhrat e Paul Fonseca.

Dzeko u privua nga shiriti i kapitenit pas një debati me trajnerin aktual, por përvoja e tij është e vlefshme në kryeqytetin italian.

35-vjeçari ka luajtur 257 ndeshje zyrtare me Romën , duke kontribuar me 119 gola dhe 52 asistime.

Është përfolur për një transferim të mundshëm të portierit të Manchester United David de Gee, por mbetet për t'u parë nëse Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta lëshojnë gardianin spanjoll me një çmim të volitshëm.

Menaxheri Jorge Mendes do të jetë vendimtar në negociatat këtë verë dhe gazeta pretendon se mesfushori 23-vjeçar i Lille, Renato Sanches mund të bëhet gjithashtu një objektiv për trajnerin e ri.

Gjithashtu një nga emrat që po përflitet për majën e sulmit të klubit italian është edhe ai i Raul Jimenez, që aktualisht mban veshur fanellën e Wolves në Premier League

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco