Casillas pas lajmeve të rreme, merr vendimin drastik: Mjaft më...

Casillas pas lajmeve të rreme, merr vendimin drastik: Mjaft më...

09:29, 08/05/2021

Iker Casillas , ish-portieri i Real Madritit është vënën në qëndër të vëmëndjes për divorcin me gruan e tij Sara Carbonero.

Po siç duket kjo vëmëndje e tepërt dhe thashethemet që qarkullojnë në lidhje me divorcin e tij e kanë zëmeruar ish-portierin, sa ai është detyruar të shpjegojë me anë të një statusi të gjatë se si këto lajme po i shkatërrojnë jetën dhe vendimin që ka marrë.

Statusi i plotë:

Duke u nisur nga lajmet e botuara në lidhje me mua javët e fundid, jam i detyruar të publikoj këtë deklaratë me synimin për të sqaruar aspekte të ndryshme në lidhje me jetën time personale dhe familjes time. Lajmet e rreme të publikuar po na shkaktojnë dëme të pariparueshme mua dhe familjes time, do të doja të theksoja se ndarja jonë ishte miqësore. Unë dhe gruaja ime kërkuam në deklaratën e divorcit që të na respektohet jeta jonë private për mua dhe fëmijët e mi. Për fat të keq kjo nuk ndodhi, gjë që rezultoi në ngacmime. Jam lodhur duke parë njerëz të ndryshëm që krijojnë histori për mua, kështu që unë kam vendosur që avokatët e mi të ngrenë padi që synojnë që ata që përhapin lajme të rreme si psh kur shumë revista shkruajtën për një rikthim të sëmundjes që unë e kam kapërcyer kur në fakt ishte një alergji. Unë këmbëngul që të gjitha lajmet që nuk janë të vërteta mbi mua do të duhet të demostrohen muajt e ardhshëm në Gjykatat përkatëse’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco