FOTO/ Sherr, gola dhe karton të kuq! Luftëtari ngjitet një kategori më lart mes tensionit

FOTO/ Sherr, gola dhe karton të kuq! Luftëtari ngjitet një kategori më lart mes tensionit

09:14, 08/05/2021

Ndeshja e Kategorisë së tretë mes Luftëtarit dhe Kinostudios ka prodhuar gola me bollëk, por edhe sherr.

Gjirokastritët e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh një minutën pas fillimit të ndeshjes, me anë të Rudion Mahmutaj. Pas 28 minutave lojë ishte Gaba që dyfishoi shifrat pas kombinimit me Bathën. Ndërsa në minutat 32 dhe 35 ishte radha e shtatlartit Boni, që me një dopietë e çonte ekipin me fitoren 4-0 në pushim. Fraksioni i dytë nis bukur për Kinostudion, por mbrojtja dhe portieri Sadik Basha ia mohojnë golat. Kur vjen e 58-ta, plas sherri. Një ndërhyrje e Pucit dhe Teodorit shoqërohet me ofendime.

Aty ndërhyn Boni për të qetësuar situatën, por Teodori e godet me grusht. U deshën 10 minuta që situata të qetësohej dhe gjyqtari Florian Hysaj nxjerr 4 herë të kuqin, për Pucin e Bonin të Luftëtarit dhe Teodorin e Gl.Gjonpalajn të Kinostudios. Por, konsultimi me dy arbitrat e tjerë anulon kartonin për Pucin dhe Gjonpalajn, të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin. Pjesa e mbetur e lojës nuk pati më histori. Falë këtij suksesi Luftëtari arriti të ngjitej në Kategorinë e dytë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco