FOTO/ Ibra - Lukaku, sagë e pafund. Zlatan i kundërpërgjigjet Romelut me një...kapuçino

FOTO/ Ibra - Lukaku, sagë e pafund. Zlatan i kundërpërgjigjet Romelut me një...kapuçino

10:07, 07/05/2021

Pas shpalljes të Interit si kampion i Italisë, Romelu Lukakau thumboi Ibrën duke postuar në “Twitter” një foto të tijën me mbishkrimin “Përulu para mbretit të vërtetë”.

Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur dhe reagimi i shtatlartit suedez, i cili në llogarinë e tij “Instagram” ka postuar foto të kapuçinos që e portretizon Ibrën me krahë të ngritur para Katedrales së Milanos, duke Ii kujtuar belgut se mbreti i Milanos është ende ai.

Dueli i Ibres me Lukakun nisi në  përballjen midis Interit dhe Milanit në çerekfinalen e Kupës së Italisë, teksa u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të shmangur konfliktin fizik midis tyre pas thirrjeve raciste të Ibrës ndaj sulmuesit belg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco