Lotët e lojtarit të Romës në intervistën e parë: Udhëtova nga Afrika me gomone, Italia më ndryshoi jetën

Lotët e lojtarit të Romës në intervistën e parë: Udhëtova nga Afrika me gomone, Italia më ndryshoi jetën

09:24, 07/05/2021

Ebrima Darboe bëri debutimin në Europa League në minutën e 30-të kur hyri në vend të Smalling të dëmtuar. Gambiani zhvilloi një performancë të shkëlqyer dhe i tregoi emocionet e tij për mikrofonat e “Sky Sport”: "Një ndjesi e papërshkrueshme. Kam shumë emocione, nuk di si ta shpjegoj. Ne gjithmonë përpiqemi të stërvitemi në maksimum. U përpoqa të luaja sa më thjeshtë. Të gjithë po më ndihmojnë nga pak, në fillim ishte De Rossi që më ndihmoi e më pas Kolarov. Jam veçanërisht i lidhur me Diawara."

Më pas 19 vjeçari tregoi historinë e tij personale, që mund të jetë frymëzuese për shumë persona. Darboe është nga Afrika dhe pak vite më parë mbërriti në Itali me gomone ashtu si shumë afrikanë të tjerë që kërkojnë një jetë më të mirë në Europë.

“ Unë e kam ëndërruar këtë si fëmijë ( të qenit futbollist), por në Afrikë është e vështirë të luash në nivele të larta nëse nuk ke ndihmë. Ishte një mik që gjithmonë më thoshte: bëhu i fortë, flisni me prindërit dhe përpiquni të shkoni në Evropë, pasi mund të jeni në mesin e profesionistëve. "Prindërit e mi më ndihmuan pak, por nuk ishte e lehtë me dokumentet. Unë ika me dy nga miqtë e mi me gomone. Ishte pak e vështirë por falënderoj Zotin dhe Italinë që më priti dhe më strehoi. Pas një viti takova një skaut, Miram Peruzzi, i cili ndryshoi jetën time ", tregoi lojtari afrikan mes lotëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco