Po shkëlqen në Holandë, Chelsea merr vendim për të ardhmen e Brojës

Po shkëlqen në Holandë, Chelsea merr vendim për të ardhmen e Brojës

08:30, 07/05/2021

Armando Broja po kalon një formë mjaft të mirë në Holandë tek skuadra e Vitesses, ku luan i huazuar nga skuadra e Chelsea-t.

Duke parë formën e fantastike të sulmuesit të Shqipërisë, drejtuesit e Chelsea-t mendojnë se do jetë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tyre. Për këtë arsye, sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, Chelsea ka vendosur të rinovojë kontratën në verë me Brojën. Drejtuesit janë të lumtur me formën e lojtarit dhe nuk duan ta humbasin.

Nuk dihet ende nëse lojtari do të rikthehet për sezonin tjetër te londinezët, apo do të qëndrojë edhe një sezon te Vitesse, aty ku gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 gola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco