Fernandes: Protesta e tifozëve? Unë po shikoja Udinese - Juventus

Fernandes: Protesta e tifozëve? Unë po shikoja Udinese - Juventus

11:03, 06/05/2021

Futbollisti i  Manchester United, Bruno Fernandes doli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë të Ligës së Evropës kundër Romës.

Një ndër çështjet për të cilën diskutoi lojtari portugez ishte edhe ajo e protestës së tifozëve që detyroi anulimin e ndeshjes e së dielës kundër Liverpool dhe thashethemet për praninë e lojtarëve në protestë: "Tifozët kanë të drejtë të shprehen dhe kanë bërë atë që menduan se ishte e drejtë. Ne mendojmë vetëm për të luajtur futboll dhe për të bërë më të mirën tonë si një ekip. Unë isha në dhomën time duke parë ndeshjet, veçanërisht Udinese-Juventus. Unë nuk kam dalë në asnjë moment  nga hoteli dhe mendoj se askush nuk ka bërë. Ne ndoqëm udhëzimet e sigurisë. Unë nuk e bëj " Nuk e di nëse dikush ka dalë, sigurisht jo unë. "

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco