VIDEO/ E qeshura e Hazard pas humbjes tërbon Madrilenët

VIDEO/ E qeshura e Hazard pas humbjes tërbon Madrilenët

10:40, 06/05/2021

Nuk kishin kaluar as pesë minuta nga humbja e Real Madrid dhe Eden Hazard nisi të bënte humor me ish-shokët e tij të skuadrës tëk Chelsea. Belgu, i pavëmendshëm për zhgënjimin që po përjetonin skuadra dhe tifozët e tij, zgjodhi të bënte shaka me lojtarët e ekipit anglez, teksa festonin kalimin në finale.

Imazhi, i kapur nga kamerat televizive, nuk u pëlqye nga tifozët madrilenë , të cilët reaguan ashpër ndaj lojtarit belg, paraqitja e të cilit në fushë ishte mjaft zhgënjyese. Hazard shkëmbeu disa fjalë me humor me Rudiger, Mendy dhe Azpilicueta , një qëndrim që zemëroi tifozët e ekipit të tij.

Hazard ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit, në infermieri. Ai ka luajtur shumë pak ndeshje me Realin, por Zidane nuk hezitoi ta hidhte në fushë që nga minuta e parë në Stamford Bridge. Një vendim i diskutueshëm që nuk dha shpërblimin për trajnerin.

I zëvendësuar në minutën e 88-të , sulmuesi belg nuk hezitoi të të përshëndete ish-shokët e skuadrës me një ton festiv që mund t’i kthehet kundra në të ardhmen e afërt si një lojtar i Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco