Futbollisti dhunoi gjyqtarin/ Trajneri i Mirditës tregon arsyen se përse futi në fushë një lojtar të dënuar

Futbollisti dhunoi gjyqtarin/ Trajneri i Mirditës tregon arsyen se përse futi në fushë një lojtar të dënuar

10:19, 06/05/2021

Aldi Pjetri nuk ka mbushur ende 30 vjeç, por ka marrë përsipër ta drejtojë Mirditën në Kategorinë e Dytë, ndërsa në sezonin e kaluar ishte kapiten i kësaj skuadre. Dje në Cërrik ndodhi diçka që nuk ka lidhje me futbollin, por trajneri i ri, në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, mundohet të tregojë me detaje pse gjithçka precipitoi. Pjetri tregon edhe mënyrën se si mund të ishte shmangur ky skandal, ndërsa mendon se arbitri nuk diti ta menaxhonte situatën.

Aldi, ju drejtoni Mirditën. A mund të na thoni pse ndodhi ky incident i shëmtuar?

Në stadiumin e Cërrikut kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh, por pa iu futur fare faktit që nuk duhet të lejohen, situata u acarua në momentin kur nisën të ofendonin lojtarët tanë. Në gjaknxehtësi e sipër, disa nga futbollistët u kundërpërgjigjën nga fusha. Mirëpo, në këtë moment arbitri u nxitua, duke mos e menaxhuar mirë situatën.

Pse u nxitua arbitri?

Lojtari ynë, Marku, i ka kërkuar arbitrit të shikojë se çfarë ndodhte me tifozët. Ai nuk mori masa për ta, por e ndëshkoi direkt me të kuq lojtarin tonë. Nuk i ka dha asnjë shpjegim futbollistit dhe normalisht njerëzit nuk janë me ujë, por me gjak. Kur shikon padrejtësi ndeshje pas ndeshjeje, akumulohet pjesa e nervave. Ishte një moment që mund të evitohej, sepse nuk mund të japësh të kuqe për lojtarët se s’merr dot asnjë masë për tifozët. Gjyqtari duhet të kishte folur me delegatin dhe të qetësonte situatën, por bëri të kundërtën, e acaroi më keq me ndëshkimin e futbollistit tonë. Me një menaxhim më të mirë nga ana e arbitrit, natyrisht që kjo nuk do të ndodhte.

Pse aktivizuat një lojtar të dënuar me emrin e një tjetri?

Kemi pasur probleme gjithë kohës, sepse kemi pak lojtarë dhe rrezikuam të mos e vazhdonim aktivitetin. Këtë herë me Sopotin, për shkak të dëmtimit të futbollistit Ylli Gjegja, u detyruam të fusnim një lojtar (Armando Marku) që është i dënuar nga Disiplina. Këtë e bëjmë nga halli, pasi nuk kemi mundësi të tjera. E dimë që nuk është e rregullt, por jemi të detyruar. I binte të luanim me 10 lojtarë me Sopotin!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco