Finale britanike në Champions/ Chelsea eliminon Realin, përballje titanike ndaj Man Cityt

Finale britanike në Champions/ Chelsea eliminon Realin, përballje titanike ndaj Man Cityt

22:56, 05/05/2021

Manchester City – Chelsea është finalja e madhe e këtij sezoni në Champions League.

Skuadra londineze ka prerë një biletë për finale pasi mposhti 2-0  Real Madridin në stadiumin "Stamford Bridge”.

Timo Werner zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28-të, ndërsa me avantazhin e lehtë u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, ishte Thibaut Courtois heroi i ‘Los Blancos’ i cili shpëtoi skuadrën e Zidanes disa herë nga golat.

Megjithatë, belgu pësoi gol në minutën e 85-të, kur Mason Mount shënojë edhe një herë tjetër për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Më 29 maj do të luhet finalja britanike në Champions Leagues mes Manchester City dhe Chelseas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco