E bujshme nga Spanja/ Reali kërkon yllin e kombëtares shqiptare

E bujshme nga Spanja/ Reali kërkon yllin e kombëtares shqiptare

18:21, 05/05/2021

Real Madrid ka pasur probleme të vërteta në krahun e djathtë të mbrojtjes këtë sezon. Lëndimet e Carvajal, së bashku me mungesën e besimit të Zidane tek Odriozola, e bëjnë kërkimin e një zëvendësuesi në atë rol objektiv kryesor për menaxhmentin e bardhë. Disa ditë më parë, portali spanjoll “TodoFichajes” thotë se bëri të njohur interesin e bardhezinjve për Atal, por ky nuk është opsioni i vetëm që ka klubi nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas informacionit që trajton “TodoFichajes”, Real Madridi po vlerëson rekrutimin e Elseid Hysaj. Futbollistit shqiptar i përfundon kontrata këtë verë me Napolin dhe gjithçka tregon se nuk do të vazhdojë më tej në “San Paolo”. Roma, Fiorentina, Atlético Madrid dhe Sevilla e kanë atë në axhendën e tyre mbrojtësin kuqezi, ndërsa të fundit që i bashkohen “ankandit” janë “Los Blancos”.

Real Madridi tashmë ka pasur kontakte me agjentin e yllit të kombëtares shqiptare. Hysaj është një nga opsionet më të pëlqyera brenda menaxhmentit sportiv të të bardhëve. Mbetet të shihet si do të evoluojnë bisedimet, por të dyja palët duken tepër të joshura nga një operacion i tillë kësaj vere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco