Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

E bujshme/ Elseid Hysaj në 'radarët' e Real Madrid

E bujshme/ Elseid Hysaj në 'radarët' e Real Madrid

12:21, 05/05/2021

Duket i pabesueshëm, por është lajm i vërtetë. Real Madrid ka shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Real Madrid ka pasur probleme në krahun e djathtë këtë sezon. Dëmtimet e Carvajal së bashku me mungesën e besimit të Zidane tek Odriozola ka bërë që drejtuesit e klubit madrilen të kërkojnë për një alternativë tjetër.

Disa ditë më parë u bë e ditur se Reali interesohej për Youcef Atal, por siç duket algjeriani nuk është opsioni i vetëm në klubin spanjoll.

Sipas asaj që raporton “TodoFichajes”, Real Madrid ka vlerësuar paraqitjet e Hysajt me Napolin, dhe për këtë arsye ka menduar transferimin e tij. Futbollistit shkodran do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, pasi i përfundon kontratën. Roma, Fiorentina, Atletico Madrid dhe Sevilla e kanë në radarët e tyre, të cilëve së fundmi i është bashkuar edhe Reali.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco