Guardiola në finale pas 10 vitesh: Njerëzit mendojnë se është e lehtë, Champions League fitohet me detaje

Guardiola në finale pas 10 vitesh: Njerëzit mendojnë se është e lehtë, Champions League fitohet me detaje

11:50, 05/05/2021

Pas 10 vitesh mallkimi është thyer. Pep Guardiola kthehet në finalen e Champions League, duke e dërguar për herë të parë në finale Manchester City-n, që tashmë do të përpiqet të ngrejë kupën me “veshë të gjatë”.

Në përfundim të sfidës ndaj PSG-së, që e eliminoi në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-1, Pep deklaroi:

"Është finalja e parë evropiane për këtë klub dhe unë jam jashtëzakonisht krenar. Mendimet e mia të para shkojnë për të gjithë ata që nuk kanë luajtur sot, sepse ata e meritonin ta bënin këtë për kontributin që japin çdo ditë. Sidoqoftë, ne do të shijojmë këto javë, duke shpresuar të fitojmë Premier League për t’u përgatitur më mirë për finalen.

Në pjesën e parë ne luftuam shumë sepse ata kishin shumë dendësi në mes të fushës, por pastaj arritëm të kontrollonim topin. Kundër një ekipi që mundi Barcelona dhe Bayern do të thotë shumë për ne. Njerëzit mendojnë se është e lehtë të kalosh në finalen e Ligës së Kampionëve. Të kualifikohesh në finale i jep kuptim asaj që kemi ndërtuar në këto 4-5 vjet. Episodet? Fitohet me detaje:United fitoi falë një rrëshqitje të Terry, Real Madrid fitoi një me një gol në minutën e 93 ... ".

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco