FOTO + VIDEO/ Festë e çmendur e Empolit pas ngjitjes në Serinë A, Bajrami kthehet në 'ultras'

FOTO + VIDEO/ Festë e çmendur e Empolit pas ngjitjes në Serinë A, Bajrami kthehet në 'ultras'

10:56, 05/05/2021

Empoli i mesfushorit shqiptar, Nedim Bajrami, siguroi matematikisht ngjitjen në Serinë A, 2 javë para fundit të kampionatit.

Skuadra bardheblu u shpall kampion me 70 pikë në 36 ndeshje. 22-vjeçari nga Tetova, ishte një nga futbollistët më të dalluar të Empolit këtë sezon, duke realizuar 5 gola në kampionat, si dhe ka arritur të japë 8 asiste.

I gjithë qyteti i Empolit, doli sot në festë për të fituar me futbollistët. Protagonisti i festës ishte edhe Bajrami, i cili u bashkua tifozëve, teksa nuk nguroi të merrte edhe megafonin për të kënduar së bashku me ta. Shqiptari e ndau këtë moment me miqtë e tij në “Instagram” nëpërmjet një videolive, për më tepër shikoni pamjet nga festa e Empolit me tifozët, në rrugët e qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco