Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Spektakli në Londër dhe lufta për finalen e Champions League: Reali me përvojë apo Chelsea i rilindur?

Spektakli në Londër dhe lufta për finalen e Champions League: Reali me përvojë apo Chelsea i rilindur?

10:45, 05/05/2021

Në “Stamford Bridge” në Londër sonte, ne do të mësojmë emrin e finalistit të dytë të Ligës së Kampionëve, teksa Chelsea dhe Real Madrid do luftojnë për një vend në finalen e madhe, ku do të gjejnë Manchester City.

Ndeshja e parë në Madrid përfundoi me rezultatin 1: 1. Pulisic shënoi në minutën e 14-të për Blutë, ndërsa rezultatin përfundimtar 1-1 e vendosi Benzema në minutën e 29-të. Të dy ekipet krijuan raste të shumta, por portierët ishin në lartësinë e detyrës, kështu që të dy ekipet do të përballen me ndeshjen e sonte me shanse të barabarta.

Është e qartë, përparësia është sigurisht në anën e Real Madrid, lojtarët e të cilit kanë shumë më shumë përvojë në ndeshje si kjo, dhe përbërjen e ekipit madrilen janë ende kryesisht lojtarë që kanë fituar tituj evropianë në katër raste nga 2014 në 2018.

Padyshim që Real Madrid do të kërkojë shanset dhe mundësinë për të arritur në finale. Mirëpo, “Los Blamcos” nuk do ta kenë të lehtë, pasi diçka e tillë kërkohet edhe nga Chelsea i Thomas Tuchel, qyq po luan shkëlqyeshëm pas mbërritjes së ekspertit gjerman në Londër. Kalimi në gjysmëfinale ka qenë mëse i merituar.

Të dy skuadrat regjistruan fitore të sigurta në shtëpi në fundjavë. Chelsea fitoi kundër Fulham me rezultatin 2 - 0 dhe Real Madrid mposhti Osasuna me të njëjtin rezultat, me faktin se Blutë do të luftojnë për vendin e katërt deri në fund të sezonit, që të çon në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm . Ndërsa Reali ka një betejë të madhe me Atletico Madrid dhe Barcelonën për titullin kampion.

Sa i përket lojarëve që do të luajnë, Tuchel mund të llogarisë te të gjithë lojtarët përveç Kovaçicit të dëmtuar, ndërsa Carvajal dhe Lucas nuk do të luajnë për Real Madrid. Varane është në pikëpyetje, dhe shiriti i kapitenit mund të mbahet nga Sergio Ramos, i cili është rikuperuar nga dëmtimi.

Finalja do të luhet më 29 maj në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll dhe vendi në finale është siguruar tashmë nga Manchester City, i cili mposhti 2-0 PSG-në mbrëmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco