City-PSG: arbitri ka fyer lojtarët parizianë, akuzat vijnë nga Herrera dhe Verratti

City-PSG: arbitri ka fyer lojtarët parizianë, akuzat vijnë nga Herrera dhe Verratti

09:12, 05/05/2021

Mesfushori i PSG, Ander Herrera, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas disfatës dhe eliminimit të ekipit të tij (1-2; 2-0), të martën, në gjysmëfinalen e Champions League nga Manchester City. Mesfushori spanjoll gjithashtu i tha RMC se gjyqtari i ndeshjes, Björn Kuipers, kishte fyer shokun e tij të skuadrës Leandro Paredes. "Arbitri i tha: "ik q*u" Paredes-it. Ne flasim për respekt, por nëse e themi ne, pezullohemi me tre ose katër ndeshje,  " tha Herrera.

Image

Marco Verratti më vonë konfirmoi se gjyqtari kishte bërë komente të papërshtatshme. "Edhe mua më tha: ‘ik q*u’, dy herë. Nëse them: "ik q*u" , unë pezullohem me dhjetë ndeshje ", komentoi mesfushori italian. Ai shtoi: "sigurisht që flas me gjyqtarin, por kurrë  nuk i them atë fjalë" .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco