Zidane i rikuperon! Katër lajme fantasike për Real Madrid para ndeshjes me Chelsea-n

Zidane i rikuperon! Katër lajme fantasike për Real Madrid para ndeshjes me Chelsea-n

12:34, 04/05/2021

Zinedine Zidane merr frymë lirisht, pasi ka rikuperuar katër lojtarë të rëndësishëm për duelin vendimtar të Real Madrid kundër Chelsea këtë të mërkurë në Ligën e Kampionëve.

Përveç Marcelo , i cili tashmë ka përmbushur angazhimin e tij elektoral, të gatshëm do të jenë Sergio Ramos, Ferland Mendy dhe Fede Valverde, i cili ka rezultuar negativ në testin e fundit.

Të katër lojtarët janë thërritur nga trajneri francez për të udhëtuar për në Londër këtë të martë për një ndeshje mjaft të rëndësishme për të ardhmen e sezonit.

“Los Blancos”  barazoi 1-1 në ndeshjen e parë, kështu që detyrimi është fitorja dhe për të realizuar ëndrrën e tifozëve që është fitimi i Ligës së Kampionëve dhe La Liga-s.

Fede Valverde ka qenë një dyshim deri në momentin e fundit, por në fund ai mori përgjigjen e testit, e cila ishte negative.

Megjithatë, Zidane do të ketë tre mungesa, për shkak dëmtimi. Të njohur tashmë Lucas Vazquez dhe Dani Carvajal i është bashkuar edhe Raphael Varane. Kthimet e Sergio Ramos, Mendy-s dhe e Marcelo-s lehtësojnë disi plagën e Zidane në mbrojtje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco