Dani Alves jep një informacion mbi të ardhmen e Messit

Dani Alves jep një informacion mbi të ardhmen e Messit

11:46, 04/05/2021

A do të largohet Messi në fund të sezonit si lojtar i lirë apo do të rinovojë kontratën me Barcelonën? Kjo është pyetja e bërë nga të gjithë tifozët e futbollit dhe veçanërisht nga ata katalanas. Nëse negociatat e brendshme për një rinovim të kontratës tashmë kanë filluar , Lionel Messi ende nuk ka nënshkruar dhe prandaj mund të negociojë me kë klub të dojë. Por për Dani Alves, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”  nuk ka asnjë arsye të largohet nga klubi ku u rrit si futbollist.

I pyetur për të ardhmen e Messit nga media argjentinase “Diaro Ole” , ish-lojtari i Barcelonës tregoi se ai kurrë nuk ishte ndjerë aq mirë sa në Katalonjë. “Një herë, Lionel Messi më tha të qëndroja në Barcelonë. Ai më tha "Ku do të jesh më i lumtur se këtu?" Në fund vendosa të qëndroja. Tani më kujtohet ajo bisedë. Ende nuk e kam përgjigjen e pyetjes së tij. Por të gjithë lojtarët që u larguan nga klubi u penduan. “ Duket se këto fjalë i ngrohin paksa tifozët e Barcelonës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco