U largua nga Partizani, Tirana 'shënjestron' ish-lojtarin e të kuqëve. Ja 4 dëshirat e mëdha të bardhebluve

U largua nga Partizani, Tirana 'shënjestron' ish-lojtarin e të kuqëve. Ja 4 dëshirat e mëdha të bardhebluve

10:43, 04/05/2021

Tirana ka kohë që mendon për të afruar sulmues. I fundit që mbahet nën vëzhgim dhe është në planet bardheblu quhet Uilliam Kordeiro Melo. Sulmuesi i majtë që deri para një jave ishte te Partizani, tani është i lirë.

Bëhet me dije se Tirana është një nga ekipet që mund ta afrojë lojtarin brazilian, gjithmonë nëse skuadra kampione kualifikohet në Europë dhe ka buxhet të mjaftueshëm.

Image

Dihet që Melo ka miqësi me Kalenë dhe pikërisht ky i fundit mund të jetë shkesi për ta afruar në ekipin kampion Melon i cili ka shpallur divorcin me Partizanin. Të dy brazilianët luajnë në të majtë dhe nëse afrohet te Tirana, Melo mund të zërë vendin e Kalesë. Në fakt, Tirana e njeh mirë Melon, sepse në shumë derbe ka shënuar katër gola. Veç Partizanit, braziliani ka luajtur edhe me Kukësin. Bardheblutë janë vënë në lëvizje për të bërë skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Devid de Silva me shumë mundësi kampionatin e ardhshëm do të veshë fanellën e Tiranës. Lojtari i Kastriotit që këtë sezon ka shkëlqyer në fushën e lojës, pëlqehet shumë nga bardheblutë dhe nuk përjashtohet mundësia që Tirana të blejë kartonin e futbollistit nga Kastrioti. Pas dëshirës për të afruar De Silvën e krutanëve, bardheblutë kanë në shënjestër edhe disa lojtarë të tjerë: Xhuliano Skukën, Redon Mihanën e Mario Gjatën. (Panorama Sport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco