I dhuroi fitoren Torino-s, flet Mërgim Vojvoda: Ishte momenti më i bukur, golin ia dedikoj...

I dhuroi fitoren Torino-s, flet Mërgim Vojvoda: Ishte momenti më i bukur, golin ia dedikoj...

08:52, 04/05/2021

Mjaftoi një gol i mbrojtësit kosovar, Mërgim Vojvoda për të dërguar Parëm në Serie-B dhe për t’i dhuruar  Torino-s tre pikë të rëndësishme. zonës. “Granatat” fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj skuadrës emiliane, duke u larguar nga zona e rrezikut me mbijetesën që tashmë është më pranë.

Pas ndeshjes, autori i golit vendimtar për Torinon, Mërgim Vojvoda dha një intervistë për “Sky Sport”, ku shpreh se ndihet i lumtur për golin, të cilit ia dedikoi nipit të tij.

Image

“Kur topi hyri brenda në rrjetë ishte momenti më i bukur, veçanërisht sepse ne fituam. Jam i lumtur që fituam dhe e bëmë 1-0. Është viti im i parë në Serie A, ne kemi ndryshuar trajnerë dhe unë dua të bëj më të mirën time kur luaj. Pavarësisht nëse Singo ose unë luajmë nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është fitorja. Ende nuk jemi në pozitë të qetë. Ndihem mirë që kam luajtur por e rëndësishme është të fitojmë dhe të bëjmë mirë. Gjithë javën Nicola më tha se Parma ka pësuar shumë nga këto lloj golash, në fund u dha rezultati. Dedikimi? Nipit tim, e përqafoj fort ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco