U mundën nga Athletic Bilbao, Sevilla lë 'luftën' për La Liga-n

U mundën nga Athletic Bilbao, Sevilla lë 'luftën' për La Liga-n

08:36, 04/05/2021

Pas Atletico Madrid, Athletic Bilbao mposht edhe Sevillan, duke vrarë shpresat e skuadrës andaluziane që ëndërronte titullin. Unai Simon ishte njeriu i ndeshjes i cili me pritjet e tij ndali Sevillaj që në fund u ndëshkua nga goli i Inaki Williams, finalizim që i dha tre pikët skuadrës së Marcelino Garcia Torral.

Sevilla nëse do të fitonte këtë sfidë do të mbetej 3 pikë pas Atleticos dhe do të shkonte me besim në sfidën e javës së ardhshme ndaj Realit. Por tashmë pas kësaj disfate ëndrrat janë shuar, dhe titulli do të vazhdojë të mbetet thjeshtë një ëndërr.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco