Mourinho 4 orë bisedë me lojtarët e Tottenham para largimit, ja çfarë u ka thënë portugezi

Mourinho 4 orë bisedë me lojtarët e Tottenham para largimit, ja çfarë u ka thënë portugezi

10:43, 23/04/2021

Të eleminuar nga Europa League dhe aktualisht të gjashtët në Premier League me pesë javë të mbetura për t’u luajtur, Tottenham vendosi të ndaj rrugët me Jose Mourinho. I ulur në stolin e Spurs në nëntor 2019, tekniku portugez ndenji për një vit e gjysmë në kryeqytetin anglez. Por para se të largohej, "Special One" donte të sqaronte gjërat me lojtarët e tij.

Sipas informacionit nga “Telegraf”, Mourinho bisedoi me Harry Kane dhe pjesën tjetër të skuadrës për katër orë! Mediat britanike pretendojnë se trajneri 58-vjeçar i ka treguar futbollistëve të vërtetën e tij për largimin. Duhet thënë se aventura e portugezit tek Tottenham nuk ishte perfekte. Ne kujtojmë largimin  e Danny Rose apo problemet e tij me Dele Alli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco