Zhvilloi paraqitje pozitive ndaj Lazio-s, mësoni si vlerësohet Hysaj nga mediat italiane

Zhvilloi paraqitje pozitive ndaj Lazio-s, mësoni si vlerësohet Hysaj nga mediat italiane

09:31, 23/04/2021

Elseid Hysaj zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive me në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Lazio-s, të cilën Napoli i tij e fitoi me rezultatin 5-2.

Mbrojtësi shkodran luajti për 90-të minuta ndaj bardhekaltërve, ku tregoi mjaft profesionalizëm. Futbollisti 27 vjeçar, dhuroi edhe asistin në golin e 4-t të shënuar nga Insigne.

Hysaj u vlerësua me notën 6.5 nga media italiane “Calciomercato”, e cila në përshkrimin e saj shkruan: “E nisi me shumë vështirësi ndaj Lazarit. Më pas ulet dhe e merr shtruar, duke mbyllur kundërshtarët dhe me superioritet të madh. Është shumë i mirë në performancë”.

Me notën 6.5, Hysaj u vlerësua edhe nga “Tuttomercatoweb”. “Në ndeshjen e fundit të madhe të luajtur ai kishte zhgënjyer, sonte ai shpengon veten me një paraqitje solide, të përbërë nga vëmendja maksimale në mbrojtje dhe shtytja e papritur sulmuese pavarësisht se është një lojtar i djathtë që luan në të majtë”, shkruhet në vlerësimin për Hysajn.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco