Barça thyen heshtjen. Laporta: Bëjmë dialog, por Super Liga është domosdoshmëri

Barça thyen heshtjen. Laporta: Bëjmë dialog, por Super Liga është domosdoshmëri

15:57, 22/04/2021

Projekti i Super Ligës dështoi. 10 nga 12 skuadrat themeluese kanë vendosur të tërhiqen. Zyrtarisht vetëm Barcelona dhe Real Madrid kanë ngelur. Nëse Florentino Perez ka rritur numrin e bisedimeve në orët e fundit për të mbrojtur këtë kompeticion të ri, Joan Laporta deri më tani kishte zgjedhur të heshte.

Këtë të enjte, gjatë një vizite në turneun e tenisit në Barcelonë, presidenti blaugranëve më në fund foli për këtë temë, në mikrofonin e televizionit katalanas “TV3”. “Ne duhet të mbajmë një pozicion të kujdesshëm. Super Ligë është një domosdoshmëri, por fjala e fundit i përket partnerëve tanë. Do të duhet të jetë një garë tërheqëse, bazuar në merita sportive”, tha Laporta.

Është e qartë, Barça duket e favorshme për krijimin e këtij turneu të ri, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike.

“ Klubet e mëdha gjenerojnë shumë të ardhura dhe ne kemi fjalë për mënyrën e shpërndarjes së tyre. (...) Ne jemi duke bërë investime shumë domethënëse, pagat janë shumë të larta dhe të gjitha këto konsiderata duhet të merren parasysh, duke mos harruar meritat sportive. (...) Kemi nevojë për të ardhura më të mira në mënyrë që të vazhdojmë të kemi shfaqje të shkëlqyera ", siguroi njeriun që rimëkëmbi klubin në një gjendje ekonomike afër katastrofës .

"Ne i mbrojmë kampionatet kombëtare dhe jemi të hapur për një dialog me UEFA-n. Kemi nevojë për më shumë energji për ta bërë futbollin një spektakël më të madh dhe besoj se do të kemi marrëveshje."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco