Drejtori sportiv i Dortmund tregon të ardhmen e Haaland

Drejtori sportiv i Dortmund tregon të ardhmen e Haaland

14:06, 22/04/2021

Drejtori Sportiv i Borussias së Dortmudit, Michael Zorc nuk ka asnjë dyshim mbi të ardhmen e afërt të “yllit” të Borussias së Dortmundit, Erling Haaland. Drejtuesi i verdhezinjve sqaron se talenti norvegjez nuk do të shkojë gjëkundi gjatë merkatos së verës. “Erling Haaland do të qëndrojë këtu. Ne kemi një qëndrim të qartë mbi situatën e tij dhe e kemi përsëritur se pavarësisht nga klasifikimi ynë përfundimtar, Erling do të vazhdojë të luajë me ne”.

Image

Një “shuplakë” kjo për përfaqësuesin e lojtarit, italianin Mino Raiola, i cili javët e fundit ka zhvilluar një tur në Europë, duke kontaktuar me klubet më të mëdha, për të kuptuar interesin që ato kanë për klientin e tij, që është një “minierë parash”.

Borussia e Dortmundit ka shpenzuar vetëm 20 milionë euro për ta marrë “Golden Boy 2020” nga Salzburgu, me një klauzolë lirimi që skadon në vitin 2022. Edhe në dy sesionet e ardhshme të merkatos verdhezinjtë do të diktojnë çmimin. Vlera e Haaland, pas ecurisë së tij mbresëlënëse te Dortmundi kapi qiellin. Manchester United, Manchester City, Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munichen janë të gatshëm të “rivalizojnë” me shifra të rënda për kartonin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco