Ceferin zbulon se përse Barça e zhgënjeu më pak se ekipet e tjera të Super Ligës

Ceferin zbulon se përse Barça e zhgënjeu më pak se ekipet e tjera të Super Ligës

12:38, 22/04/2021

Në një intervistë për mediat e huaja, Presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin mbështeti politikën e njeriut kryesor të Barcelonës Joan Laporte, duke thënë se klubi katalanas e zhgënjeu më së paku nga 12 skuadrat evropiane që fillimisht themeluan Super Ligën.

Ceferin tha se të gjitha klubet e zhgënjyen në një farë mase, por situata me Barcelonën ishte e ndryshme, dmth se ky klub bëri një lëvizje të jashtëzakonshme duke kërkuar lejen e Asamblesë së klubit, dmth tifozëve, për t'u bashkuar përfundimisht me Super Ligën.

Ai gjithashtu tha se e kupton vendimin e Barcelonës për të vendosur mbi këtë lëvizje për shkak të krizës së madhe financiare dhe borxhit prej më shumë se një miliard euro, por që në fund Laporta tregoi sa i mençur është dhe sa racional është në vendime.

"Të gjithë më zhgënjyen në një farë mase, por duhet të them, Barcelona mbase më së paku. Laporta u zgjodh president i klubit pak kohë më parë dhe unë kam folur më të dy ose tre herë. Ai ishte nën presion të madh për shkak të situatës së keqe financiare që gjeti në klub ”, tha Ceferin përpara se të vazhdonte:

"Nuk është faji i tij dhe pa dyshim që ishte nënpresion të madh për të gjetur paratë. Megjithatë, si një negociator dinak siguroi një mënyrë që Barcelona të dilte nga ai projekt nëse tifozët ishin kundër tij."

Ju kujtojmë se Real Madrid, së bashku me Barcelonën dhe Juventusin, mbetën të vetmet klube që nuk u larguan "zyrtarisht" nga projekti i Superligës, dhe që nga fillimi i kësaj ideje, klubi katalanas nuk ka reklamuar në publik dhe mediat spanjolle kanë shkruar për të më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco