Prag Partizani, dy rikthime të rëndësishme tek Kukësi

Prag Partizani, dy rikthime të rëndësishme tek Kukësi

12:08, 22/04/2021

Është jashtë objektivave, por qëllimi i Kukësit është ta mbyllin sezonin në mënyrë mjaft të mirë dhe pas ndeshjes me Tiranën, këtë fundjavë do të përballet me Partizanin.

Verilindorët vijojnë përgatitjet për sfidën ndaj “të kuqve”, ndërsa në dispozicion të trajnerit Mirel Josa janë rikthyer mesfushori gjeorgjian Tsintsadze, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe mbrojtësi Neman Kurdic, që ka shlyer pezullimin për shkak të kartonëve.

Të dy këta futbollistë do të jenë gati për të luajtur ndaj Partizanit pasditen e të shtunës, ndërsa mungesa e vetme e klubit verilindor do të jetë ajo e mbrojtësit korçar Bruno Lulaj, që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do ta shohë ndeshjen nga tribuna.

Sfida e të shtunës është mjaft e rëndësishme për Partizanin, që është plotësisht në garë për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi, pasi ka vetëm dy pikë më pak nga Teuta kryesuese.

Sa i përket Kukësit, presidenti i nderit, Safet Gjici konfirmoi për SuperSport se trajneri Josa dhe të gjithë futbollistët janë në provë deri në fund të sezonit dhe duhet të dëshmojnë se e meritojnë konfirmimin edhe për vitin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco