Inter ndalet në barazim përballë Spezias

Inter ndalet në barazim përballë Spezias

23:04, 21/04/2021

Spezia ka arritur që të marrë pikë nga kryesuesit e Serisë A, Interi.

Vendasit barazuan me rezultatin 1-1 në sfidën ndaj zikaltërve e vlefshme për javën e 32-të në kampionatin elitar italian.

Diego Farias (Spezia) ishte lojtari që hapi llogarinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 12-të.

Interi reagoi në përfundimin e pjesës së parë, duke barazuar shifrat me anë të Ivan Persicit. Në pjesën e dytë, Interi arriti që të krijojë disa raste, por pa sukses. Një gol i shënuar nga Romelu Lukaku në minutën e 85-të është anuluar si rezultat i pozicionit jashtë loje.

Me këtë barazim, Interi kryeson me kuotën e 76 pikëve, 10 më shumë sesa Milani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco