Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Juventus fiton ndaj Parmës, ‘prek’ zonën Champions

Juventus fiton ndaj Parmës, ‘prek’ zonën Champions

22:47, 21/04/2021

Juventus ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Parmës në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Gaston Brugman ka shënuar një gol mjaftë të bukur nga goditja e lirë në minutën e 25-të. Alex Sandro nuk e lejoi Juventusin që të shkojë me humbje në dhomat e zhveshjes, duke shënuar gol në minutën e 43-të.

Me këto gola dhe me rezultat të barabartë 1-1, u mbyllë edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Bianconeri shënuan edhe dy herë të tjera për të marrë pikë të plota. Alex Sandro shënojë gol në minutën e 47-të, ndërsa De Ligt shënojë në minutën e 68-të për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Me këtë fitore, Juventus renditet në vendin e 3-të në kuotën e 65 pikëve, 1 më pak se Milani i vendit të dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco