'JP Morgan kontakton Napolin: De Laurentiis po reflekton mbi propozimin

'JP Morgan kontakton Napolin: De Laurentiis po reflekton mbi propozimin

11:13, 20/04/2021

Përballja e “nxehtë” mes klubeve themeluese të Superligës së Europës dhe UEFA-s/ sapo ka filluar dhe me kalimin e orëve marrin vëmendje zhvillime të reja në këtë front. Në listën e skuadrave që kanë nënshkruar themelimin e këtij kompeticioni janë tri italiane, Juventusi, Milani dhe Interi, por mund të bëhen katër. Sipas “Corriere dello Sport”, gjatë natës, “JP Morgan”, banka e financimit të Superligës mësohet se ka kontaktuar një tjetër klub Italian, Napolin, për t’iu bashkuar këtij projekti.

Presidenti Aurelio De Laurentiis po reflekton mbi propozimin. Gjatë këtyre orëve nuk ka pasur asnjë koment zyrtar, madje as nga Napoli, por pronari i klubit të kaltër ka qenë gjithmonë në favor të rinovimit të politikës së futbollit dhe kjo është arsyeja pse ai po mendohet për t’i kthyer përgjigjen më të mirë Superligës.

Mbi kontaktet e “JP Morgan” me Napolin dha disa indicie presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, gjatë intervistës me “El Chiringuito”: “Në Superligë të gjithë do të kishin shansin e tyre. Edhe Napoli dhe Roma, për shembull: nëse jo tani, vitin e ardhshëm”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco