‘Ronaldo tek Real nuk do kishte kuptim’, flet Perez: Ramos dhe Zidane? Shumë gjëra mund të ndodhin

‘Ronaldo tek Real nuk do kishte kuptim’, flet Perez: Ramos dhe Zidane? Shumë gjëra mund të ndodhin

09:54, 20/04/2021

Në intervistën e dhënë për “El Chiringuito”, me temë kryesore Superligën e Europës, Florentino Perez, presidenti i Superligës dhe i Real Madrid, preku, ndër të tjera temën e merkatos së transferimeve.

Lajmi më i madh, në këtë kontekst, është mbyllja e dyerve të klubit “merengues” për një kthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos.

“Cristiano nuk do të kthehet te Reali, mund t’ju ??siguroj për këtë, sepse nuk do të kishte kuptim. E dua Ronaldon, por e theksoj, nuk do të kishte kuptim. Ai është në kontratë edhe për një vit me Juventusin”.

Këtë verë Reali mundtë humbë edhe Sergio Ramosin, që nuk ka pranuar të firmosë kontratën e re me kushtet e reja të vendosura nga klubi.

“E dua atë shumë, por ne jemi në një situatë shumë të keqe nga pikëpamja ekonomike. Duhet të jemi realistë, por me këtë nuk thashë që ai nuk do të qëndrojë”.

Gjithashtu presidenti i “Los Blanco-s” foli edhe për të ardhmen e trajnerit Zinedine Zidane.

“Zidane është i lumtur. Ai ka një kontratë, është një trajner i madh. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit.

Perez preferoi të driblonte pyetjet në lidhje me Mbappénë dhe Haaland, ndërsa nuk përjashton që Reali i Madridit të mund të bëjë një goditje të madhe në sesionin e ardhshëm të transferimeve.

“Mbappé është lojtar i shkëlqyeshëm, por unë nuk jam duke folur për të. Ajo që mund të them është se Reali duhet të ndryshojë. Ne kemi fituar shumë, kaq shumë gjëra kanë ndodhur dhe ne duhet të punojmë që të ëndërrojmë përsëri. Do të bëj gjithçka në mënyrë që Reali i Madrid të mos e humbë vendin e tij historik”.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco