Super Liga: Florentino Perez thyen heshtjen dhe u përgjigjet kundërshtuesve

Super Liga: Florentino Perez thyen heshtjen dhe u përgjigjet kundërshtuesve

08:39, 20/04/2021

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid dhe, mbi të gjitha, në këto ditë të trazuara, numri 1 i Superligës së re , e sapo lindur, flet “Chiringuito TV” për  garën e ardhshme evropiane të përbërë vetëm nga klubet e mëdha: “Klubet kryesore në Angli, Spanjë dhe Itali duhet të gjejnë një zgjidhje për realitetin e shëmtuar që po përjetojmë. Kemi humbur shumë para, po kalojmë një situatë shumë kritike. Kur burimi i vetëm i fitimit është e drejta televizive, duhet të gjesh një mënyrë për të ndryshuar dhe zgjidhja e vetme është të luash ndeshje më konkurruese gjatë javës, që mund të kenë më shumë interes. Super League do t’i shpëtojë nga kriza financiare të gjitha klubet.”

Numri 1 I klubit “merengues” nuk i frikësohet kërcënimit të UEFA-s, përkundrazi ai shprehet se me dialog mund të gjendet zgjidhja dhe të fitojë futbolli.

“Duhet t’i themi gjërat qartë, sepse UEFA nuk ka një imazh të mirë në historinë e saj, ajo duhet të jetë transparente dhe të mos kërcënojë askënd, sepse nuk është bërë asgjë e gabuar. Ne thamë se do të flasim me ta. Kanë propozuar një format që askush nuk e ka kuptuar se si mund të funksionojë. Në vitin 2024 ne do të jemi të vdekur, ka skuadra që kanë humbur qindra milionë euro. Jashtë Championsit? Janë kërcënimet e atyre që ngatërrojnë kërcënimin me pronën. Ne nuk duhet të kërcënojmë, ne duhet të dialogojmë. Besojmë se ky format do të shpëtojë futbollin. Real Madrid dhe të tjerët nuk do të dëbohen nga Champions League ose Championships.”

Perez i doli në mbrojtje kolegut të tij të Juventusit, Andrea Agnelli, pas sulmeve që mori nga presidenti i UEDA-s, Ceferin.

“Nuk mund t’i drejtoheni me fjalë të tilla në publik një presidenti të tillë. Nuk duam një president të UEFA-s që fyen presidentin e një klubi të madh. Nuk është UEFA që duam. Ne të gjithë ndryshojmë për mirë, në një Evropë demokratike nuk mund të ndodhë ose jeni pro, ose kundër.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco