Ç’po ndodh?!/ ‘Deri të premten pritet largimi i Realit, Man Cityt e Chelseas nga Champions League’

Ç’po ndodh?!/ ‘Deri të premten pritet largimi i Realit, Man Cityt e Chelseas nga Champions League’

19:14, 19/04/2021

Anëtari i Komitet Ekzekutiv në UEFA, Jasper Moller në një intervistë të dhënë për “Reuters” ka thënë se deri të premten pritet largimi i gjysmëfinalistëve që do t’i bashkëngjiten Superligës Evropiane.

“Ekipet duhet të largohen dhe unë pres që kjo të ndodh të premten. Atëherë ne duhet të zbulojmë se si të përfundojmë (në këtë sezon) turneun e Champions League”, deklaroi Moller.

Gjysme-finalistët që pritet të largohen janë: Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City. Nëse ndodh kjo, PSG shpallet automatikisht e fiton titullin e Ligës së Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco