Futbolli në KAOS/ 12 skuadra europiane krijojnë SUPERLIGËN, UEFA e FIFA kërcënojnë me përjashtime

Futbolli në KAOS/ 12 skuadra europiane krijojnë SUPERLIGËN, UEFA e FIFA kërcënojnë me përjashtime

19:10, 19/04/2021
Futbolli europian është përfshirë nga kaosi, pasi 12 klube të kampionatit anglez, spanjoll dhe Italian kanë vendosur të krijojnë SUPERLIGËN EUROPIANË, që do t’u mundësonte fitime marramendëse për çdo vit.

Manchester United, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Manchester City, Liverpool, Real Madrid, Barcelona, Atletiko Madrid, Inter, Milan dhe Juventus kanë nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugë kompeticionit më të ri, i cili pritet të fillojë në muajin gusht.

Këto ekipe kanë vendosur të heqin dorë nga pjesëmarrja në Champions League, ndërkohë që jashtë këtij projekti kanë mbetur Bayern Munich dhe PSG, që nuk kanë pranuar t’u bashkohen ekipeve të tjera.

Superliga Europiane do të ketë 12 ekipe pjesëmarrëse në total, të cilat do të ndahen në dy grupe fillimisht dhe më pas do të vazhdohet në fazat play-off. Fitimet e klubeve do të jenë maramendëse, pasi vetëm nga pjesëmarrja do të fusin në buxhet mbi 400 milionë euro.

Por ky format i ri është kundërshtuar nga UEFA dhe FIFA, që kanë kërcënuar klubet me përjashtim nga kampionatet përkatëse, ndërsa lojtarët që marrin pjesë në këtë kompeticion nuk do të lejohen të marrin pjesë në Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës.

Tashmë pritet të shihet se ç’do të ndodhë mes UEFA-s, FIFA-s dhe 12 klubeve që kanë krijuar Superligën Europiane, por çështja duket se do të përfundojë në gjykatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco