Bayern refuzon Superligën Europiane/ Flet Rummenigge: Nuk besoj që...

Bayern refuzon Superligën Europiane/ Flet Rummenigge: Nuk besoj që...

18:15, 19/04/2021

Presidenti i Bayern Munchen, Karl Heinz Rummenigge ka dal me një reagim ndaj themelimit të Superligës Evropiane.

Rummenigge beson që Superliga nuk do të zgjidh problemet financiare të klubeve evropiane.

“FC Bayern Munchen nuk është involvuar në planet e formimit të Superligës. Ne jemi të bindur se struktura aktuale e futbollit garanton fonde të mjaftueshme. FC Bayern i mirëpret reformat në Ligën e Kampionëve sepse ne besojmë se janë hapat e duhur për zhvillimin e futbollit evropian. Modifikimi i fazës së grupeve do të kontribuoj në rritjen e eksitimit dhe emocioneve në kompeticion”

“Unë nuk besoj që Superliga do të zgjidh problemet financiare të klubeve evropiane që i kanë pasur si pasoj e pandemisë koronavirus. Përkundrazi, të gjitha klubet në Evropë duhet të punojnë në solidaritet për të siguruar që struktura e kostos, veçanërisht pagat e lojtarëve dhe agjentët” tarifat, janë në përputhje me të ardhurat, për ta bërë më racional të gjithë futbollin evropian”, u shprehë Rummenigge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco