Mourinho shkarkohet nga Tottenham, ja kush mund të marr 'frenat 'e skuadrës

Mourinho shkarkohet nga Tottenham, ja kush mund të marr 'frenat 'e skuadrës

11:51, 19/04/2021

Tottenhami e ka shkarkuar Jose Mourinho nga posti i trajneri mëngjesin e së hënës, vetëm 17 muaj pasi e mori përsipër skuadrën londineze.

Ryan Mason do ta marrë drejtimin e ekipit deri në përfundim të sezonit.

Sipas burimeve, 58 vjeçarit iu tha lajmi këtë mëngjes. Barazimi me Everton të Premten në mbrëmje bëri që Spurs të ketë vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e tyre të fundit dhe të eliminohen nga Europa League në Mars.

Ata luajnë finalen e Kupës së Ligës kundër Manchester City në Wembley të Dielën, në atë që mund të jetë trofeu i parë i klubit që kur ata fituan të njëjtën trofe në 2008.

Kishte disa muaj që Mourinho ishte nën presion të madh, sepse  Tottenham është në vendin e shtatë në Premier League dhe rrezikon të humbasë një vend në katër të parët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco