Liga Superiore/ Shpërthen Gary Neville: ‘E turpshme, kriminale, zhdukini këta ekipe’

Liga Superiore/ Shpërthen Gary Neville: ‘E turpshme, kriminale, zhdukini këta ekipe’

08:59, 19/04/2021

 

Gary Neville, legjenda e Manchester United, ka shpërthyer kundër atyre që po krijojne Superligen e Europës dhe më së shumti kapet me anglezët e Liverpool dhe “Djajtë e kuq”.

“Kam qenë një tifoz i United për 40 vite dhe më vjen neveri. Më vjen më shumë prej United dhe Liverpool. Liverpool, klubi i “You’ll Never Ëalk Alone”, United klub i lindur dhe krijuar nga njerëz rreth Old Trafford më shumë se 100 vite më parë, duan të hyjnë në një kampionat pa garë, ku nuk bie dot. Është një turp, një veprim kriminal.

Shoh vetëm koprraci! Pronarët e United dhe Liverpool janë mashtrues, ata nuk kanë lidhje me futbollin në Angli. Ky vend ka më shumë se 150 vite histori në futboll, duke nisur me tifozët e këtyre klubeve që kanë brohoritur dhe kanë mbështetur ekipet e tyre në çdo situatë për dekada”.

“Unë i detyrohem shumë futbollit. Kam fituar dhe fitoj ende para prej tij, kam investuar dhe vazhdoj të investoj. Nuk jam kundër parave që qarkullojnë në futboll, por kujdesem për parimet dhe etikën e këtij sporti.

Nëse Leicester fiton Premier League, është e drejta e tyre të shkojnë në Champions League. Nuk është shembull, por si duhet të funksionojë. United e Arsenal që nuk janë as në Champions, nuk mund të marrin pjesë në një garë elitare”.

“Nëse ata publikojnë se është bërë një marrëveshje paraprake, një para-kontratë, dënojini ato klube. Zbrituni pikë, gjobitini, çojini në fund të tabelës.

Hiqjuni titujt që kanë fituar dhe jepuani Fulham dhe Burnley. Ose shpëtoni Fulham dhe zbrisni United, Liverpool dhe Arsenal, që janë tre skuadrat më të vjetra që kanë tradhtuar tifozët e tyre”, është shprehur Neville.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco