Kosova, e para në Kampionatin Evropian të Xhudos

Kosova, e para në Kampionatin Evropian të Xhudos

08:08, 19/04/2021

Në Kampionatin Evropian të Xhudos, të mbajtur këtë vit në Portugali, përfaqësuesja e Kosovës është renditur e para në listë.

Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë fituar medalje të arta, Nora Gjakova ka zënë vendin e tretë në kategorinë e saj derisa Loriana Kuka e Laura Fazilu janë renditur të pestat, secila në kategorinë e vet, njofton REL.

Trajneri Driton Kuka ka shpërndarë me krenari rezultatet e garave, që janë zhvilluar ditëve të fundit. “Xhudo e Kosovës me punë e sakrificë siguroi medaljet e para elitare për shtetin tonë sivjet”, ka thënë ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

"Kosova përmbylli Evropianin më të trofeshëm në histori të sportit të xhudos e mbarë sportit kosovar! Dy medalje të arta një e bronztë dhe dy vende të pesta!

Medalja e parë për të rritur për meshkuj! Akil Gjakova theu akullin për medalje Elitare,por ai është edhe Kampioni i parë dhe i vetëm Evropian në sporte Olimpike n? historinë e sportit tonë!

Distria, kampione evropiane për herë të parë në karrieren e saj, dominimi saj n? botë po vazhdon.

Nora Gjakova e bronztë e shkelqyeshme ishte në çdo aspekt.

Loriana e Laura erdhën afër medaljes por në luftat vendimtare s'ishin në koncentrim të duhur.

Flaka humbi në xhiron e parë por ajo së shpejti do vijë në mesin e më të mirave.

Xhudo e Kosovës me punë e sakrificë siguroj medaljet e para elitare për shtetin tonë sivjet. Nesër drejt atdheut me medalje të cilat fitohen në arena sportive dhe kjo është vlera në sport! Po po vlera në sport janë medaljet e prezentimi i shtetit fuqishëm kudo në botë! Prapë po e potencoj .... Me ujë, zjarr e zhudon e Kosovës s'ka lojë! Foto po flet vetë, miq ..."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco