Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Barcelona mposht Atletik Bilbao dhe fiton trofeun e parë të sezonit

Barcelona mposht Atletik Bilbao dhe fiton trofeun e parë të sezonit

10:13, 18/04/2021

Barcelona ka arritur të mposhtë skuadrën e Atletiko Bilbao me rezultatin e thellë 0-4, dhe fiton kështu trofeun e parë për këtë sezon, Kupën e Mbretit të Spanjës.

Pjesa e parë ishte e qetë me Barcelonën e cila kontrolloi pjesën më të madhe të minutave me raste dhe mbajtje topi.  Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, ku Barcelona ishte e papërmbajtshme. Brenda 12 minutave blaugranasit arritën të shënojnë plot 4 herë ku i pari që shënoi ishte Grizman në minutën e 60-të të takimit. Shifrat i dyfishoi mesfushori De Jong në minutën e 63-të takimit.

Pjesa e mbetur i takoi Lionel Mesit, i cili realizoi një dygolësh në minutat 68-të dhe 72’. Barcelona fiton kështu trofeun e parë për këtë sezon, duke arritur të rrëmbejë një trofe të rëndësishëm në Spanjë dhe mbetet në garë për titullin kampion të La Liga-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco