Muisala hyn në historinë e Bayern, shihni statistikën e veçantë të talentit 18 vjeçar

Muisala hyn në historinë e Bayern, shihni statistikën e veçantë të talentit 18 vjeçar

21:32, 17/04/2021

Talenti 18-vjeçar i Bayernit, Jamal Musiala, me dy golëshin e shënuar ditën e sotme ndaj skuadrës së Wolfsburgut u bë lojtari më i ri në historinë e futbollit gjerman që shënon 6 gola në një sezon.

Musiala bëri debutimin e tij me Bajernin në 20 qershor të vitit 2020 në një ndeshje për kampionat kundër Fraiburgut, duke u bërë lojtari më i ri që luajti një ndeshje për bavarezët në Bundesliga, në moshën 17 vjeç e 115 ditë.

Musiala shënoi golin e tij të parë në Bundesliga në një fitore 8-0 ndaj Schalkes në shtator 2020, për t’u bërë golashënuesi më i ri i Bayernit në moshën 17 vjeç e 205 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Roque Santa Kruz, i cili kishte shënuar në moshën 18 vjeç e 12 ditë.

Me gjashtë golat e shënuar këtë kampionat, Musiala zëvendësoi në librat e rekordeve Max Meyer të Kolnit, kur sulmuesi gjerman  bëri të njëjtën gjë me ekipin e Shalkes në sezonin 2013-2014. Bayerni  është në rrugën e duhur për të fituar titullin e nëntë radhazi këtë sezon, pasi është shkëputur me 7 pikë nga Leipzig i vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco