VIDEO/ Mjafton goli i Ziyech, Chelsea eliminon City-n dhe siguron finalen

VIDEO/ Mjafton goli i Ziyech, Chelsea eliminon City-n dhe siguron finalen

20:43, 17/04/2021

Chelsea është finalistja e parë e FA Cup. “Blutë e Londrës” mposhtën me rezultatin 1-0 Manchester City-n në gjysmëfinale.

“Qytetarët” e nisën mirë sfidë, por shumë shpejt skuadra e Thmoas Tuchel arriti të merrte situatën nën kontroll.

Në sulmin e parë të londinezëve, Hakim Ziyech befasoi City-n, por pa golin e tij të anulohej nga Mike Dean për një pozicion të lehtë jashtë loje në fillim të aksionit.

Chelsea arriti ta dominonte të gjithë pjesën e parë të sfidës, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Në të dytë, Ziyech do të shëonte sërish për “Blutë” dhe këtë herë goli do të ishte mëse i rregullt.  Talenti amerikan me origjinë kroate, Christian Pulisich shënoi një tjetër gol për Chelsea-n në fundin e takimit, por u anulua me të drejtë nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje në momentin e marrjes së topit.

Loja e Manchester City-t në pjesën e dytë, në fakt, u kushtëzua jo pak nga largimi nga fusha i dëmtuar i Kevin De Bruyne, që ia la vendin Fodenit.

Chelsea pret të mësojë këtë të diel finalisten tjetër të FA Cup, që do të dalë nga çifti Southamphton-Leicester City.

Pep Guardiola me këtë eliminin detyrohet të heqë dorë nga një objektiv, megjithatë është në garë për të fituar trofe të rëndësishëm: Premier League-n, Champions League-n, League Cup.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco