Bayern mund Wolfsburg dhe shkëputet në krye

Bayern mund Wolfsburg dhe shkëputet në krye

19:29, 17/04/2021

Bayerni i Mynihut e shfrytëzoi më së miri ndalesën e Leipzigut një ditë më parë përballë Hoffenheimit, duke e çuar në 7 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt. Bavarezët fituan 2-3 në fushën e Wolfsburgut, duke e siguruar praktikisht suksesin që në pjesën e parë.

Talenti Musiala zhbllokoi takimin që në minutën e 15-të, ndërsa në të 24-tën thelloi epërsinë Choupo-Moting. Weghorst ktheu përkohësisht në lojë “ujqit” në minutën e 35-të para se Musiala të siglonte të dytin personal në këtë sfidë.

Në fillim të pjesës së dytë Philipp rihapi sërish ndeshjen me golin e 2-3, por asgjë nuk ndryshoi deri në pjesën e mbetur të lojës, me skuadrën e Hansi Flick që hedh një tjetër hap të sigurt drejt konfirmimit si kampione e Bundesligës.

Rezultatet:

Augsburg – Arminia Bielefeld    0-0

Monchengladbach – Eintracht Frankfurt 4-0

Freiburg – Schalke       4-0

Union Berlin – Stuttgart     2-1

Wolfsburg – Bayern Munich       2-3

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco