VIDEO/ Nedim Bajrami në super formë, shënon supergol në fitoren e Empolit

VIDEO/ Nedim Bajrami në super formë, shënon supergol në fitoren e Empolit

19:16, 17/04/2021

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, vazhdon me paraqitjet fantastike me skuadrën e Empolit në Serinë B italiane.

Image

Bajrami në ndeshjen e sotme kundër Brescias, shënoi njërin prej golave të ekipit të tij, në takimin që përfundoi me fitoren 4-2 të Empolit.

22 vjeçari shënoi në minutën 17’ të ndeshjes për golin e tij të katërt në kampionat.

Pas ndeshjes, Bajrami foli për mediat italiane, ku u shpreh: "Një performancë e shkëlqyer e ekipit, jam i lumtur që shënova, por ajo që vlen më shumë është fitorja. Empoli ka lojtarë që mendojnë për ekipin dhe edhe sot ne demonstruam mentalitetin që na bashkon, duke arritur të qëndrojmë të përqendruar pavarësisht golit të pësuar që mund të na destabilizojë. Ne duhet të vazhdojmë kështu, kanë mbetur pesë ndeshje, e radhës është kundër Ascoli-t".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco