Bayerni gati të shpenzojë shifrën e majme për Robin Gosens

Bayerni gati të shpenzojë shifrën e majme për Robin Gosens

12:25, 17/04/2021

Robin Gosens është njëri nga mbrojtësit e majtë më në formë në Evropë.

Mbrojtësi gjerman prej katër vitesh është pjesë e Atalantës ku ka shkëlqyer në krahun e majtë.

E falë paraqitjeve fantastike sidomos në vitin e fundit, Gosens është bërë ndër lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha.

Inter, Juventus, Arsenal, Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain kanë qenë deri më tani në garë për lojtarin.

Por garës i është bashkuar edhe kampioni në fuqi i Evropës dhe Gjermanisë, Bayern Munich.

Calciomercato ka rapotuar se bavarezët janë gati të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për afrimin e gjermanit në Allianz Arena.

Gjithsesi rekordmenët e Bundesligës nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi edhe skuadrat tjera janë gati të shpenzojnë për gjermanin.

Gosens nga ana tjetër është i hapur për tu larguar nga Atalanta dhe ta bëjë një hap të madh në karrierë.

26-vjeçari këtë edicion edhe pse luan në rolin e mbrojtësit të majtë ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco