Statistika të frikshme, 24 gola 28 ndeshje, Milani e largoi si të padëshiruar, Silva ‘çmend’ europën

Statistika të frikshme, 24 gola 28 ndeshje, Milani e largoi si të padëshiruar, Silva ‘çmend’ europën

10:05, 17/04/2021

Drejtuesit e Eintracht Frankfurt u shprehën se kishin arritur një marrëveshje të madhe me Milanin kur shkëmbyen Ante Rebic me sulmuesin portugez Andre Silva.

Dyshimet ishin të mëdha në atë kohë, por tashmë të gjithë janë të bindur te skuadra gjermane që kanë një xhevahir pjesë të tyre. Në 28 ndeshje këtë sezon në Bundesliga, sulmuesi 25-vjeçar portugez ka arritur të realizojë 24 gola.

Sport1 në Gjermani shkruan së fundmi se 3 skuadra të mëdha si Atletico, Manchester United dhe Barcelona kanë shfaqur interes për Silva-n, madje janë gati që të paguajnë edhe klauzolën prej 30 milionë eurosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco