Kaosi në KOKSH, Andi Lila reagon nga selia e PD: Të shtyhen zgjedhjet, qeveria ndërhyri në garë

Kaosi në KOKSH, Andi Lila reagon nga selia e PD: Të shtyhen zgjedhjet, qeveria ndërhyri në garë

20:38, 16/04/2021

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila, i cili aktualisht mban postin e Koordinatorit Kombëtar të Partisë Demokratike për Sportet ka reaguar lidhur me zgjedhjet e KOKSH-it që do të mbahen ditën e nesërme. Në fjalën e tij, Lila është shprehur se Qeveria ka ndryshuar statutin e KOKSH, duke përfshirë në garë për organet drejtuese të Komitetit edhe politikanët aktiv. Sipas Lilës kjo ndërhyrje ka ardhur për të emëruar deputetin e saj, Fidel Ylli si president të KOKSH.

Më tej, Lila i ka dalë në krah Federatave që janë përjashtuar dhe ka kërkuar që zgjedhjet e 17 prillit të shtyhen.

“Shqipëria duhet të bëhet më e mirë edhe përmes sportistëve të saj, por kemi një pengesë. Në ditët e fundit para largimit, partia në pushtet po kërkon të politizojë edhe sportin duke marrë në kontroll KOKSH-in. duke zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sporit, Qeveria lejoi ndryshimin e statutit për të përfshirë në garë për organet drejtuese të Komitetit edhe politikanët aktiv. Statuti e ndalonte një gjë të tillë, ndërsa Qeveria aktuale vendosi të ndërhyjë për të emëruar deputetin e saj, Fidel Ylli si president të KOKSH. Me këtë qëllim të papranueshëm dhe të dëmshëm të sportit, këto ditë janë përjashtuar nga procesi i zgjedhjes disa nga Federatat kryesore në vend. Më herë PD e ka bërë të qartë qendrimin e saj dhe KOKSH duhet të mbetet një organizëm i pavaruar dhe nuk duhet vënë në interesat e pushtetit por në interesë të sportistëve.

Ne kemi parashikuar që rruga për zhvillimin e sportit është ajo e bashkëpunimit me të gjithë anëtarët. Ndëryrja e Qeverisë në sport është e gabuar dhe dëmshme, ne nuk kemi ndërhyrë për zgjedhjet në KOKSH, por nuk mund të heshtim përpara akteve arbitrare që kanë për qëllim kapjen politike nga Qeveria në ikje e KOKSH. Gjendja në këtë organzizëm është kritike, por kjo nuk justifikon marrjen nën kontroll nga politika duke përçarë sportin për të bërë deputetin socialist, Fidel Ylli president. Që kjo situatë të ndalojë dhe të gjitha palët të vënë interesin e sportit mbi interesat partiake, PD ka një apel sot për të gjithë. Të shtyhen zgjedhjet e 17 prillit dhe të njëjtit kandidat për president të KOKSH të kandidojnë duke u votuar nga të gjitha Federatat anëtare pa përjashtuar asnjëherë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco