Lajm i madh për tifozët italian të futbollit: Pesë javët e fundit në Serie-A do të luhen me spektatorë

Lajm i madh për tifozët italian të futbollit: Pesë javët e fundit në Serie-A do të luhen me spektatorë

20:22, 16/04/2021

Tifozët e futbollit në Itali kanë marrë një lajm të mrekullueshëm ditën e sotme. Siç bëhet e ditur nga agjencia “ANSA”nga 1 maji në zonat e verdha (ku ka rënia të ndjeshme të infektimeve me Koronavirus) tifozët e futbollit mund të kthehen në stadium.

Pra, 5 javët e fundit të Serisë A do të luhen me dyer të hapura. Nga 1 maji, do të lejohet prania e kufizuar e njerëzve në eventet sportive, maksimumi 1000 spektatorë në impiantet e hapura, ndërsa në ato të mbyllura deri 500.

Gjithsesi, ky vendim ende nuk është zyrtarizuar nga qeveria italiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco